| |
| |
| Te permiresohet rrjeti rrugor ekzistues Shqiperi-Kosove |
|
Konfindustria, i kerkon Qeverise Shqiptare te marre masa te menjehershme per permiresimin e rrjetit rrugor ekzistues Shqiperi-Kosove, me qellim qe te perballoje fluksin e shkembimeve ne njerez dhe tregti ndermjet te 2 vendeve, aq me shume pas ndryshimeve te fundit politike me shpalljen e pavaresise se Kosoves. Te dhenat tregojne se gjendja e rrugeve sidomos pas dimrit te forte 2007-8 eshte e veshtire. Nderkohe, moskryerja e investimeve ne rruget aktuale duke pritur mbarimin e ndertimit i autostrades Durres-Morine, nuk mund te sherbeje si arsye e qendrueshme per te rrezikuar suksesin ekonomik te vitit 2008.
Konfindustria mendon se nese masat per permiresimin e sistemit rrugor, qe lidh Shqiperine dhe Kosoven, nuk do te fillojne shpejt problemet mund te jene te renda per ekonomite e te 2 vendeve.
Problemet kryesore do te jene :
- Se pari, rrezikun e deshtimit te sezonit turistik 2008 si pasoje e gjendjes se veshtire te sistemit te rrjetit rrugor ekzistues, qe lidh Shqiperine me Kosoven. Deshtimi i sezonit turistik 2008, qe eshte burim i rendesishem te ardhurash per qendrueshmerine e ekonomise shqiptare prej me shume se 500 milion euro te pervitshme, do te krijonte parakushte mjaft te demshme per ekonomine shqiptare edhe keshtu shume e zbuluar per tu perfshire ne vorbullen e krizes se thelle financiare, qe ka perfshire tregjet nderkombetare. - Se dyti, fluksi tregtar ndermjet Shqiperise dhe Kosoves pritet te rritet dukshem pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe sanksioneve ekonomike te Serbise ndaj kesaj te fundit. Ne kushtet e mesiperme eshte shume e rendesishme, qe Shqiperia te jete ne gjendje te perballoje shtimin e fluksit tregtar ne vitin e pare, qe do te jete si baze e konsolidimit te metejshem te lidhjeve ndermjet 2 vendeve me perfitim te dukshem ekonomik.
Konfindustria i kerkon Qeverise Shqiptare qe;
- Te shikohet mundesia e rialokimit te mjeteve financiare shtese te buxhetit 2008 per investimet e domosdoshme per permiresimin maksimal te mundshem te akseve rrugore ekzistuese, qe lidhin Shqiperine me Kosoven, me qellim qe akset rrugore ekzistuese te jene ne gjendje te perballojne shtimin e detyruar te fluksit te njerezve dhe fluksit tregtar, deri ne mbarimin e autostrades Durres-Morine te parashikuar per veren e vitit 2009.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|