| |
| |
| KESH te garantoje furnizimin pa nderprerje te energjise elektrike per bizneset |
|
Konfindustria, lidhur me rritjen e cmimit te energjise elektrike, paraqet shqetesimin e saj per mosshprehjen qarte nga institucionet pergjegjese te faktit te rendesishem, nese garantohet apo jo furnizimi 24 ore i industrive te vendit. Kjo sepse eshte e qarte se cmimi me i shtrenjte e energjise eshte energjia qe mungon. Gjithashtu, duke kuptuar rritjen objektive te cmimeve, pare gjendjen e sotme te prodhimit te sistemit tone energjitik dhe gjendjes se tregut nderkombetar, megjithate Konfindustria mendon se levizja e cmimeve te ketij malli strategjik, duhet te jete me profesionale, me e hapur dhe duke marre parasysh shume me teper faktore, pervec gjendjes financiare te KESH.
Konkretisht: 1- Duhet te sqarohet qarte nga ERE, nese rritja e tashme e cmimeve garanton ose jo furnizimin me energji elektrike te industrive ne 24 ore te dites. Nese jo industrite duhet te vihen ne dijeni te te dhenave perkatese per tu dhene mundesine e marrjes se masave lehtesuese ne kohe per te mos u perseritur gjendja e faktit te kryer te mungeses se energjise elektrike me pasoja shume te renda per industrite dhe gjithe ekonomine e vendit, sikurse ndodhi ne veren/vjeshten e vitit 2007. 2- Rritja e cmimit te energjise elektrike duhet te kuptoje pergatitjen e KESH dhe institucioneve te tjera te shtetit per kontrollin e plote te territorit te vendit dhe marrjen e masave te ashpra ndaj bizneseve, qe nuk e paguajne energjine elektrike, sepse jo vetem shkaktojne dem financiar per shtetin, por mbi te gjitha prishin konkurencen ne treg duke vene ne veshtiresi te medha industrite formale, qe paguajne rregullisht. 3- ERT ne procesin e percaktimit te cmimit te energjise elektrike duhet te kete parasysh edhe nivelin e cmimeve qe vendet kryesore konkurente te rajonit te Ballkanit dhe BE, ofrojne per industrite e tyre. Perndryshe duke patur parasysh dhe pasojat e proceseve integruese cmimet me te larta ne Shqiperi cojne drejtperdrejt ne uljen e aftesise konkuruese te prodhimeve tona deri ne nxitjen e falimentimeve me pasoja shume te renda ne punesim, mireqenie dhe ulje te zhvillimit ekonomik te vendit ne afatgjate. Bazuar ne informacionet e Konfindustrise dalim ne perfundimin shume shqetesues, se me cmimet e sotme i perafrohemi me shpejtesi cmimeve, qe vendet me te zhvilluara e te shtrenjta te BE i ofrojne industrive te tyre pa permendur vendet konkurente tona ne rajon. 4- Konfindustria kerkon, qe detyrimisht duhet te arsyetohen profesionalisht dhe te behen trasparente per te te gjithe grupet e interesit kostot e prodhimit te energjise elektrike ne vend dhe kostot e importit, qe japin bazen e percaktimit te cmimeve te energjise elektrike.
Duhet patur parasysh se cdo rritje e cmimit te energjise elektrike kthehet menjehere ne shtim te kostove te prodhimit dhe sherbimeve shqiptare, duke u percjelle ne rritje cmimesh per qytetaret, rritje inflacioni dhe ne ulje te konkurueshmerise ne raport me prodhimet e huaja.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|