English   |   Kontakt
 
 
 
Privatizimi i menaxhimit te funksioneve te Administrates Qendrore Tatimore.
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj lidhur me miratimin nga Keshilli i Ministrave pa sqarim te hapur publik dhe pa keshillim me grupet e interesit, te hapjes se mundesive ligjore te privatizimit te menaxhimit te funksioneve te Administrates Qendrore Tatimore.

Vendimi i mesiperm eshte sanksionuar ne nenin 16, paragrafi 6 te P-L “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise” te miratuar nga Keshilli i Ministrave para disa ditesh, ku i jepet e drejta Ministrit te Financave te nenkontraktoje subjekte private per permbushjen e funksioneve te percaktuara me ligj te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Menyra sesi eshte formuluar neni perkates te le te kuptosh se pikerisht faza shume e rendesishme e percaktimit, nese duhet apo jo te privatizohet menaxhimi i funksioneve te nje prej institucioneve kryesore te fiskut ne vend se bashku me kohen e privatizimit eshte anashkaluar. Ministri i Financave, nese neni miratohet ne Kuvendin e Shqiperise, mund te filloje menjehere procedurat e privatizimit, aq me shume kur legjislacioni perkates i procedurave te nenkontraktimit te subjekteve private per menaxhim funksionesh shteterore/ privatizim menaxhimi eshte i paplote, duke lene edhe shkak per subjektivizem.

Konfindustria, duke mos qene parimisht kunder ndaj procesit te privatizimit te menaxhimit edhe te funksioneve tradicionalisht specifike te pastra shteterore, mendon se eshte e domosdoshme, qe gjithcka ti nenshtrohet me pare nje perplasje te hapur dhe te gjere te mendimeve per perfitimet dhe pasojat e pritshme te procesit te privatizimit te menaxhimit te funksioneve te administrates qendrore tatimore, si kusht paresor per gjetjen e zgjidhjes me te mire ne interes te shtetit, ekonomise dhe qytetareve shqiptare.

Bazuar ne arsyetimin e mesiperm Konfindustria kerkon qe paragrafi 6 I nenit 16 te PL per “Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise” te mos miratohet nga Kuvendi i Shqiperise pa ju nenshtruar me pare nje studimi dhe debati te hapur dhe te thelluar publik per perfitimet dhe pasojat si edhe kohen me te pershtashme te ndermarrjes se nje akti te tille, pare edhe ne hapesiren e pergjithshme te ndryshimeve te thella fiskale, qe po ndermerren ne vend, sikurse edhe duhet ballafaquar domosdoshmerisht me shembuj dhe pervojen e ngjshme te vendeve te Bashkimit Europian.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara