English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kërkon nga Qeveria kthimin e projektligjit “Për procedurat tatimore”.
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj lidhur me pjese thelbesore te projekt ligjit “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, te miratuar nga Keshilli i Ministrave para disa ditesh dhe i kerkon Kryeministrit z. Sali Berisha dhe Kuvendit te Shqiperise per te rikthyer per permiresim te domosdoshem te P-L ne fjale.
Zbatimi i P-L ne permbajtjen e tashme, ne kushtet e ndryshimeve te fundit te legjislacionit fiskal si -Ligji i Gjobave, -vendosjen e referencave per biznesin, etj. si edhe - boshllekun institucional nga mungesa e Gjykates Administrative te Pavarur nga Ekzekutivi, do te jete me pasoja te renda ne:
-keqesimin e frymes se bashkepunimit shtet/biznes aq i rendesishem sidomos per investimet prodhuese, - mosperputhjes me legjislacionin e ngjashem te BE,
-shtimin e mundesive per korrupsion nga institucionet fiskale,
-shtim te kostove te prodhimeve&sherbimeve vendore dhe ulje e konkurueshmerise se tyre ndaj prodhimeve te huaja. Gjithcka me siper eshte edhe me e domosdoshme nese kihet paraysh edhe gjendja e renduar psikologjike te biznesit ne kushtet e pasojave te ngjarjeve te fundit te padeshiruara ne vend dhe krizes se tregjeve ekonomike nderkombetare dhe vendore.
Thelbi i verejtjeve te Konfindustrise eshte sepse P-L ne fjale vulos prishjen perfundimtare te ekuilibrit te drejtave dhe detyrimeve ne marredheniet shtet-biznes ne favor te institucioneve shteterore, duke krijuar “ de facto” nje sistem tregu qe funksionon vetem me 2 pushtete (ekzekutiv, parlament) dhe perjashton pushtetin gjyqesor.
Ne projekt ligj nga njera ane rriten jashtezakonisht shume te drejtat e institucioneve te fiskut ne raport me biznesin, deri ne marrjen ne kundershtim me cdo pervoje te vendeve demokratike te atributeve te plota te gjyqesorit si :
-bllokimin e llogarive bankare (neni 90), -bllokimin e pasurive(neni 91), -sekuestrimin e pasurise(nenet 93,94,95) per te arritur deri ne -shitjen e pasurise se tatimpaguesve (neni 96) dhe kalimin e detyrimeve per llogari personale te aksionereve dhe administratoreve( neni 99). Gjithashtu, institucionit te fiskut i jepet e drejta e perdorimit te metoda alternative per llogaritjen e detyrimit tatimor, duke e lene percaktimin e rasteve se kur duhet perdorur krejt -subjektive dhe te -pakufizuar ne numer (neni 71, neni 72) me mundesi te medha per subjektivizem dhe korrupsion per ti perdorur si baze ligjore per gjobitjen e bizneseve.
nderkohe, qe nga ana tjeter e drejta e ankimit ne gjykate per bizneset eshte kufizuar praktikisht krejtesisht nga Ligji i Gjobave, vetem pasi te paguhet detyrimi i pretenduar dhe i paprovuar ligjerisht nga institucioni i fiskut plus 15% te gjobes. Biznesi ne PL praktikisht mund te apeloje vetem ne Drejtorine e Apelimit Tatimor nje institucion me konflikt te qarte interesi dhe qe merr plotesisht ne praktike te drejtat e gjykates (neni106). Askush nuk jep zgjidhje se cfare ndodh nese biznesi i gjobitur pa te drejte nuk do te kete mundesi financiare te paguaje detyrimin e supozuar te institucionit te tatimeve per te marre te drejten e ankimit ne gjykate. Ne nje rast te tille biznesi i nenshtrohet sekuestrimit dhe mbylljes dhe askush nuk eshte ne gjendje te provoje me paanesi nese pretendimi i institucioneve te fiskut ka qene i drejte!
Konfindustria, ne perfundimet e mesiperme vjen pasi ka analizuar ne thellesi permbajtjen e P-L ne fjale dhe krahesimit me ligjet e ngjashme ne vendet e Bashkimit Europian. Ne P-L jane marre parasysh vetem pjese jo thelbesore te mbi 40 verejtjeve te paraqitura ekzekutivit nga Konfindustria para disa muajsh. Nderkohe, nuk jane marre parasysh pervec shume prej verejtjeve 2 kerkesat e vazhdueshme baze te Konfindustrise per P-ligjin ne fjale, duke e pare edhe si pjese e legjislacionit fiskal ne pergjithesi:
1- Gatishmeria e Konfindustrise per te pranuar legjislacionin me te ashper te ngjashem ne fuqi te procedurave tatimore si edhe legjislacionin fiskal ne pergjithesi me kusht, qe te jete e nje prej vendeve te Bashkimit Europian
2- Ndertimin sa me te shpejte te Gjykates Administrative te Pavarur sipas shembujve te BE dhe vendeve demokrative te zhvilluara, perpara shtimit te kompetencave te ekzekutivit ndaj biznesit
Konfindustria, duke vleresuar nga njera ane kohen e nevojshme relativisht te gjate per permiresimin dhe pershtatjen e legjislacionit fiskal te tashem me te vendeve te BE dhe nga ana tjeter kerkesat e perditshme te biznesit, ka pergatitur dhe ka te gatshme per te paraqitur ne cdo rast pervec propozimeve per permiresim teresor edhe propozimet e zgjidhjeve optimale te ndermjetme te PL ne fjale.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara