Konfindustria i kerkon Qeverise Shqiptare, qe ne nje kohe sa me te shpejte, te vleresoj me pergjegjshmeri kryerjen e nje amnistie te thelle fiskale ne vend, qe duhet te preki pa perjashtim kapitalin, asetet dhe te ardhurat e biznesve dhe gjithe qytetareve shqiptare. Gjendja e veshtire ekonomike e vendit, i perfshire ndjeshem nga pasojat e krizes globale financiare dhe ekonomike, e bejne domosdoshmeri kryerjen sa me te shpejte dhe te gjere te amnistise fiskale.
Vonesat kohore te kryerjes se amnistise fiskale ne Shqiperi kane patur ndikim te drejtperdrejte ne: – shtimin e dukurise thellesisht shqetesuese te largimit te parave shqiptare ne sasi jashtezakonisht te medha jashte vendit, - frenimin e nismave investuese nga biznesi dhe qytetaret ne ekonomi dhe - terheqjen e kursimeve te emigracionit te shumte shqiptar nga bankat e huaja.
Konfindustria vlereson se ka dy arsye te tjera madhore, qe e bejne jashtezakonisht te rendesishme kryerjen e nje amnistie fiskale te thelle dhe te shpejte ne vend:
Se pari, pothuaj te gjithe vendet e BE dhe vendet e tjera te Europes kane kryer ose jane ne vazhdim te zbatimit te amnistise fiskale. Si rrjedhim çdo vonese e Shqiperise krijon rrezikun e shtimit te daljes se parave shqiptare jashte vendit per te kaluar ne sistemet bankare te vendeve te tjera, duke shkaktuar deme te jashtezakonshme ne sistemin tone fiskal dhe zhvillimin ekonomik te vendit.
Se dyti, kryerja e amnistise sa me te shpejte dhe gjitheperfshirese fiskale behet domosdoshmeri ne kushtet e hyrjes ne fuqi te Ligjit Anti Mafia, qe ne rast te kundert rrezikon seriozisht pasurine dhe kapitalet e nje shumice derrmuese te biznesit dhe qytetareve, me pasoja pothuaj shkaterruese mbi ekonomine shqiptare.
Eshte krejtesisht e papranueshme, qe ne nje hapesire kohore 20 vjeçare te ndryshimeve te thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqiperia te mbetet i vetmi vend ne Europe perfshi ketu edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer asnje amnisti fiskale te vertete. Permendim, qe vetem me amnistine fiskale ne fund te vitit 2009 Italia perfitoi afer 100 miliard euro te hyra ne sistem nderkohe, qe sikunder vendet e zhvilluara te BE, ne menyre te rregullt ne çdo 2-3 vjet ky vend kryen amnisti fiskale. Nderkohe, deri ne vende te tilla si vendi me i varfer ne Europe, Moldavia po kryen me perfitime te medha financiare amnisti te thella fiskale.