Konfindustria,
duke u mbeshtetur ne problematiken e prodhuesve vendore te paraqitur prane saj
nga industri te rendesishme te sektoreve te ndryshem te ekonomise, eshte ne
fazen e pergatitjes te qendrimit dhe kerkesave te saj ndaj draftit te Paketes
Fiskale 2016, qe ndodhet per diskutim ne Kuvendin e Shqiperise. Konfindustria
per secilen nga propozimet e kundershtuara te draftit te Paketes Fiskale 2016
do te paraqesi arsyetimin dhe alternativen perkatese, duke filluar me nje nga ceshtjet kryesore dhe me delikate te draftit
te PF 2016: perjashtimin e kategorise se biznesit me qarkullim deri 5 milion
leke/vit nga tatimet dhe uljen ne 5 % tatim fitimit per biznesin me qarkullim
vjetor 5-8 milion leke/vit.
|