Forumi "Bashkimi i tregut në
sektorin energjetik midis Shqiperise dhe Kosoves, Roli i krijimit te
burses te perbashket te energjise ne kete proces".
Forumi do te perqendrohet ne sfidat e themelimit te Burses se Energjise
Elektrike ne përputhje me zbatimin e politikave shqiptare te energjise,
ne përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe integrimin ne tregun
rajonal te energjise. Modelet e shkembimit te energjise dhe integrimi i
tregut te energjise elektrike midis Shqiperise dhe Kosoves do te
diskutohen bazuar edhe ne praktikat me te mira nderkombetare. Kompanite
dhe agjencite private dhe publike do te kene mundesine te prezantojne ne
forum potencialin e tyre financiar dhe teknologjik si dhe projektet e
tyre ne prodhimin, transmetimin, shperndarjen dhe tregtine e energjise.
Ne besojme se krijimi e Burses se Energjise eshte thelbesor per
suksesin e liberalizimit te tregut ne furnizimin me energji elektrike
dhe njekohesisht ne krijimin e mundesive te medha investimi.
|