Konfindustria,
duke marre shkak nga lajmet e fundit mjaft shqetesuese per denimin me mbi 100
milion euro te shtetit shqiptar ne Gjykaten Nderkombetare te Uashingtonit, do te
kerkoje prane Kuvendit te Shqiperise krijimin e nje komisioni per hetimin e
thelluar te rastit ne fjale dhe nxjerrjen e te gjithe pergjegjesve
institucionale perkatese ne raste te tjera te ngjashme. Hetimi i Kuvendit te
Shqiperise per zbulimin e shkaqeve ligjore dhe personave pergjegjes eshte i
domosdoshem, duke ditur se sipas te dokumentave zyrtare te publikuara, shteti
shqiptar rrezikon te ndeshkohet nga perballjet me Gjykatat Nderkombetare me ndeshkime
financiare, qe mund te shkojne deri ne 2 miliarde euro. Rastet e ndeshkimeve te
renda nga Gjykatat Nderkombetare, jane kembane alarmi per qeverine shqiptare per
te qene e kujdesshme ne politiken e deritashme te kontratave te tipit PPP dhe
koncesionare me pale te treta, te pakten deri ne nxjerrjen e perfundimeve nga
komisioni parlamentar hetimor.
Konfindustria
vlereson, se ne rastin me te mire kemi te bejme me paaftesi te plote te
vendimarrjes politike, ekzekutivit, institucionet ligjzbatuese perfshi edhe
Avokaturen e Shtetit, qe krijojne kushtet ligjore per humbjen e shtetit
shqiptar ne perballjet ne Gjykatat Nderkombetare. Gjithashtu, eshte e mundshme,
qe pervec paaftesise profesionale, perfaqesues te institucioneve vendore te jene
perfshire me vetedije ne bashkpunim te qellimshem me palet paditese per dhenien
e shkaqeve ligjore, qe sjellin humbjen e paramenduar dhe ndeshkimet e renda te
shtetit shqiptar ne perballjet me arbitrazhin nderkombetar. Bashkpunimi i
fshehte i perfaqesuesve te shtetit me palet paditese mund te filloje, qe nga pergatitja
dhe nenshkrimi me paramendim i kontratave cenuese ndaj interesave shteterore, moszbatimi
me vetedije i gabuar i detyrimeve ligjore, prishja e njeanshme e kontratave te
lidhura dhe deri te mbrojtja e qellimshme e dobet ne Gjykata Nderkombetare nga
ana e Avokatures se Shtetit si institucioni pergjegjes. Shqiperia eshte ndeshkuar
ashper nga dhe nen trysnine e gjykatave nderkombetare si p.sh rasti i “General
Electric†per hekurudhen Durres-Tirane me afer 80 milion $, marreveshja me CEZ
ne 85 milion Euro, etj.
Kostot
financiare, qe rrjedhin nga humbjet e Shqiperise ne gjykatat nderkombetare, jane
mjaft te renda dhe godasin drejtperdrejte ekonomine kombetare, buxhetin e
shtetit dhe mireqenien ne afatgjate te qytetareve shqiptare. Nese, nuk merren
masa te menjehershme parandaluese, denimet financiare nga gjykatat nderkombetare,
mund te sjellin deri ne prag te paaftesise paguese te plote te buxhetit te
shtetit. Pasoja te renda te ndeshkimeve nga gjykatat nderkombetare sjellin edhe
per seriozitetin ne afatgjate te shtetit shqiptar, goditjen e besueshmerise ne
tregjet financiare dhe uljen e metejshme te fuqise konkuruese per terheqjen e
investimeve te huaja ne vend.
|