|
|
Zhvillohet Expo Forumi “Albania Agri Financing and Food Safety 2019 |
|
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u
zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019â€
organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së
Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, Bashkisë Divjakë, Agjencisë Kombëtare të
Ushqimit/AKU, Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural/AZHBR.
Organizimi i eventit kishte qëllim të njohjes
të dyanshme dhe bashkrendimit nga bizneset dhe institucionet financiare të
potencialeve zhvilluese të rajonit të Myzeqesë dhe vendit në fushën e bujqësisë,
agrindustrisë, agroturizmit, etj. me të gjitha burimet financiare të nevojshme
dhe të mundshme. Gjithashtu, rëndësi e vecantë ishte problematika në fushën e
sigurisë ushqimore si kusht jo vetëm i ruajrjes së shëndetit të konsumatorëve,
por njëkohësisht edhe si domosdoshmëri për rritjen e eksporteve “Made in Albaniaâ€
si dhe konkurencën e drejtë ndërmjet bizneseve në vend. Në forumin shoqërues të
eventit u fol edhe për nevojën për shtimin e përfshirjes së pushtetit vendor në
zbatimin e politikave të zhvillimit dhe financimit të bujqësisë, certifikimit,
standartizimit dhe sigurisë ushqimore.
Në ngjarje në Forum dhe Expo shoqëruese morrën
pjesë përfaqësues të shumtë të bizneseve më të rëndësishme të Divjakës, Rajonit
të Myzeqesë dhe vendit.
Në Forum të pranishëm ishin përfaqësues të lartë
të institucioneve partnere Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i
Konfindustrisë, Z. Fredi Kokoneshi, Kryetar i Bashkisë Divjakë, Z. Robert Lili, Drejtori i Përgjithshëm i AKU,
Znj Jolanda Shtini, Drejtore e Pagesave në AZHBR. Gjithashtu, ishin të
pranishme me cilësinë e folësve përkatësisht znj. Adela Leka, zv.Drejtore e projektit
AASF për financimin e Bujqësisë, Znj. Laura Qorlaze koordinatore residente e IFC/Korporatës
Financiare Ndërkombëtare, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, etj.
Sponsor i Përgjithshëm i Forumit ishte
kompania “EHWgmbhâ€. Mbështetës të
eventit ishin edhe Limak Holding-Turqi, MBZHR, Bashkia Divjakë, Agrocon-Lushnje,
Tregu Fruta Perime-Lushnje.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|