Konfindustria organizoi në 11/12/2020 Forumin Ndërkombëtar për shpalljen e Nismës për Strategjinë e Zhvillimit të Që ndrueshëm të Basenit të Lumit Vjosa/Aos ( Shqipëri, Greqi). Forumi u organizua në largësi për shkaqe sigurie ndaj pandemisë Covid 19. Forumi u organizua në bashkpunim me organizatën “EcoAlbaniaâ€, Bashkinë Përmet dhe Fondin “Besaâ€.
Forumin e përshëndetën personalitete të larta të shtetit dhe përfaqë sues të Kuvendit, qeverisë , agjencive ekzekutive si dhe trupit diplomatik.
Z. Ilir Meta, President i Republikës mbështeti plotësisht nismën e Konfindustrisë për Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Vjosës si domosdoshmëri për mirëqë nien e qytetarëve, ndalimin emigracionit dhe fuqizimin e fqinjësisë së mirë me Greqinë. Z. Meta mbështeti mosdhënien e lejes mjedisore nga ekzekutivi për HEC-in e Kalivacit, duke kërkuar shpalljen e plotë të Basenit si Zonë e Mbrojtur me Statusin “Park Kombëtar†si akt i rëndësishëm në procesin e integrimit në BE.
Znj. Sofia Filippidou, Ambasadore e Greqisë shprehu gatishmërinë e bashkpunimit edhe të palës greke për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Rajonit të Vjosës/Aos si dhe nevojën e plotësimit të marrëveshjeve dhe konventave mjedisore të nënshkruara. Pjesëmarrës aktivë në forum ishin dhe Znj. Mirela Kumbaro, deputete, Znj. Ornela Cuci, Zv.Ministre e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Znj. Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë së Përmetit.
Shpjegimin dhe qëllimin e nismës së Konfindustrisë si edhe moderimin e Forumit e mbajti Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm. Në fjalën e tij u theksua, se pas arritjes së rëndësishme të mosdhënies së lejes mjedisore për HEC-in e Kalivacit, hapet rruga për veprime të tjera të domosdoshme për ruajtjen ekosistemit si mënyra e vetme për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Z. Buxhuku falenderoi në më nyrë të vecantë shoqë rine civile, organizatat mjedisore të vendit dhe ndë rkombëtare, vendimarjen politike të BE për lobimin e jashtëzakonshëm, që bënë të mundur ndalimin e ndërtimit të digave të HEC-eve në Vjosë . Ndalimi përfundimtar i ndërtimit të HEC-eve është kusht për përfitimin nga statusi i Vjosës si lumi i fundit të “egër†në Europë, tashmë markë turistike me vlerë tregu të ardhurash potenciale mjaft të lartë, burimi mirë që nie pë r banorë t e rajonit. Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm krijon kushtet për përdorim me efektivitet të financimeve të buxhetit, pushtetit vendor, sektorit privat dhe rrrit shumë mundë sinë e tërheqjes së investimeve të rëndësishme nga BE dhe donatorë të tjerë. Ndalimi i derdhjes së ujrave të zeza, trajtimi i mbetjeve të ngurta, ripyllëzimi, sigurimi i ujit të pishëm, zhvillimi i bujqësisë, agroindustrisë, etj. vlerësohen si ndërhyrje të domosdoshme për zhvillimin e industrisë së turizmit si bazë e zhvillimit afatgjatë ekonomik të Rajonit të Lumit Vjosa. Shpallja e gjithë zonë s së basenit të Lumit Vjosa si park kombëtar është kusht për tërheqjen e investimeve të nevojshme nga institucionet financiare dhe BE. Bashkpunimi me Greqinë u vlerësua si domosdoshmëri për ruajtjen e ekosistemit dhe vënien e tij në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe mirëqë nien e banorëve të Basenit të Vjosës nga malet e Pindit në Greqi deri në detin Adriatik në Shqipëri. Z. Buxhuku, falenderoi në mënyrë të vecantë Zyrën e Kryeministrit dhe për bashkpunimin për organizimin e forumit.
Znj. Florensa Haxhi, Drejtore e Pergjithshme e Njesisë së Programeve të Zhvillimit dhe Bashkpunimit në Zyrën e Kryeministrit, në fjalën e saj theksoi interesin dhe mundësine e prekshme të përfshirjes së Strategjisë së Zhvillimit të Basenit të Vjosës brenda programeve të bashkpunimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Znj, Gerta Lubonja, Drejtore e Agjencisë së Administrimit të Burimeve Ujore, në mënyrë të përmbledhur paraqiti rolin dhe përgjegjësitë e rëndësishme të institucionit, që ajo drejton dhe vullnetin për bashkpunim me Konfindustrinë për strategjinë e basenit të Lumit Vjosa.
Z. Laurin Wuenneberg, përfaqësues i Institutit Ndërkombëtar i Zhvillimit të Qëndrueshëm/Kanada dhe znj. Që ndresa Rugova nga Enfinit Sarl/Zvicër, paraqitën studimet krahësimore të humbjeve/përfitimeve nga skenarët e ndërtimit të HEC-ve të Pocemit dhe Kalivacit në lumin Vjosa. Humbjet në rastin e ndërtimit të HEC-ve në Vjosë llogariteshin në jo më pak se 550 milionë euro.
Z. Elsion Salihaj, përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, mbështetur dhe nga ndërhyrjet e Z. Zamir Dedej, Drejtor i Agencisë, paraqitën planin e masave të zgjerimit të zonës së mbrojtur së tashme në një pjesë të basenit të lumit të Vjosës.
Znj. Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë Përmet, shprehu mbështetjen për nismë n e Konfindustrisë dhe paraqiti problematikat për mbrojtjen e ekosistemit, si derdhja e ujrave të zeza në lumë , trajtimi i mbetjeve të ngurta, pyllëzimi, infrastruktura rrugore, etj. Njëkohësisht shprehu vullnetin për të ofruar logjistikën e nevojshme, që qëndra e zbatimit të strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të basenit të Vjosës të vendosej në Përmet.
Z. Andrej Sovinc, zv. Kryetari për Europën i WCPA dhe IUCN Ecaro pasi vlerësoi mosdhënien e lejes mjedisore të HEC-it të Kalivacit, si një veprim i përgjegjshëm nga Qeveria shqiptare paraqiti përfitimet ekonomike krahësuese nga menaxhimi i ekosistemi dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Ai kërkoi marrjen e masave për shpalljen si zonë e mbrojtur të gjithë basenit të Lumit Vjosa.
Z. Ulrich Eichelman nga River Watch dhe Z. Olsi Nika i Eco Albania, në fjalën dhe ndërhyrjet e tyre gjatë debatit të hapur kërkuan nga qeveria shqiptare të marrin masat e duhura për shpalljen e basenit të Vjosës si zonë e mbrojtur me statusin e Parkut Kombëtar. Ata kërkuan, që agjencitë ekzekutive shqiptare në cdo nismë për shpalljen e zonave të mbrojtura, duhet të respektojnë konventat ndërkombëtare për dëgjesa të hapura me shoqërinë civile, organizatat mjedisore, etj. Kusht vendimtar për tërheqjen e financimeve ndërkombëtare në basenin e Lumit Vjosa është jo vetëm mënjanimi pa asnjë kthim i digave të HEC-eve, por edhe shpallja si “Park Kombëtar†i gjithë basenit të Lumi Vjosa.
Znj. Frida Krifca, Drejtore e Agjencisë Kombë tare të Zhvillimit Bujqë sor dhe Rural bëri një paraqitje të financimeve në sektorët e bujqësisë dhe agroturizmit në Luginën e Vjosës dhe në nivel kombëtar. Ajo vuri theksin në plotësimin e kërkesave mjedisore me qëllim tërheqjen e financimeve të BE. Financimet me burim programin IPARD të ardhura nga BE mbulojnë 75% të totalit të buxhetit të AZHBR.
|