English   |   Kontakt
 
 
 
Forumi Nderkombetar "Ekosistemi dhe Zhvillimi i Qendrueshem"

Konfindustria organizoi në  11/12/2020 Forumin Ndërkombëtar për shpalljen e Nismës për Strategjinë e Zhvillimit të  Që ndrueshëm të Basenit të  Lumit Vjosa/Aos ( Shqipëri, Greqi). Forumi u organizua në largësi për shkaqe sigurie ndaj pandemisë  Covid 19. Forumi u organizua në bashkpunim me organizatën “EcoAlbania”, Bashkinë  Përmet dhe Fondin “Besa”.

Forumin e përshëndetën personalitete të larta të  shtetit dhe përfaqë sues të  Kuvendit, qeverisë , agjencive ekzekutive si dhe trupit diplomatik.

Z. Ilir Meta, President i Republikës mbështeti plotësisht nismën e Konfindustrisë  për Strategjinë e Zhvillimit të  Qëndrueshëm të  Vjosës si domosdoshmëri për mirëqë nien e qytetarëve, ndalimin emigracionit dhe fuqizimin e fqinjësisë së  mirë me Greqinë. Z. Meta mbështeti mosdhënien e lejes mjedisore nga ekzekutivi për HEC-in e Kalivacit, duke kërkuar shpalljen e plotë të  Basenit si Zonë e Mbrojtur me Statusin “Park Kombëtar” si akt i rëndësishëm në  procesin e integrimit në  BE.

Znj. Sofia Filippidou, Ambasadore e Greqisë  shprehu gatishmërinë  e bashkpunimit edhe të  palës greke për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Rajonit të  Vjosës/Aos si dhe nevojën e plotësimit të marrëveshjeve dhe konventave mjedisore të  nënshkruara. Pjesëmarrës aktivë  në  forum ishin dhe Znj. Mirela Kumbaro, deputete, Znj. Ornela Cuci,  Zv.Ministre e Ministrisë  së  Turizmit dhe Mjedisit dhe Znj. Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë  së  Përmetit.       

Shpjegimin dhe qëllimin e nismës së  Konfindustrisë  si edhe moderimin e Forumit e mbajti Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm. Në  fjalën e tij u theksua, se pas arritjes së  rëndësishme të  mosdhënies së  lejes mjedisore për HEC-in e Kalivacit, hapet rruga për veprime të  tjera të domosdoshme për ruajtjen ekosistemit si mënyra e vetme për zhvillim ekonomik të  qëndrueshëm. Z. Buxhuku falenderoi në më nyrë  të  vecantë  shoqë rine civile, organizatat mjedisore të  vendit dhe ndë rkombëtare, vendimarjen politike të  BE për lobimin e jashtëzakonshëm, që  bënë  të  mundur ndalimin e ndërtimit të digave të HEC-eve në Vjosë . Ndalimi përfundimtar i ndërtimit të  HEC-eve është  kusht për përfitimin nga statusi i Vjosës si lumi i fundit të  â€œegër” në  Europë, tashmë markë turistike me vlerë  tregu të ardhurash potenciale mjaft të lartë, burimi mirë që nie pë r banorë t e rajonit. Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm krijon kushtet për përdorim me efektivitet të financimeve të buxhetit, pushtetit vendor, sektorit privat dhe rrrit shumë  mundë sinë  e tërheqjes së  investimeve të  rëndësishme nga BE dhe donatorë  të  tjerë. Ndalimi i derdhjes së  ujrave të  zeza, trajtimi i mbetjeve të ngurta, ripyllëzimi, sigurimi i ujit të pishëm, zhvillimi i bujqësisë, agroindustrisë, etj. vlerësohen si ndërhyrje të domosdoshme për zhvillimin e industrisë  së turizmit si bazë e zhvillimit afatgjatë ekonomik të  Rajonit të Lumit Vjosa. Shpallja e gjithë  zonë s së  basenit të  Lumit Vjosa si park kombëtar është kusht për tërheqjen e investimeve të nevojshme nga institucionet financiare dhe BE. Bashkpunimi me Greqinë u vlerësua si domosdoshmëri për ruajtjen e ekosistemit dhe vënien e tij në  shërbim të  zhvillimit ekonomik dhe mirëqë nien e banorëve të Basenit të Vjosës nga malet e Pindit në  Greqi deri në detin Adriatik në  Shqipëri. Z. Buxhuku, falenderoi në  mënyrë të vecantë Zyrën e Kryeministrit dhe për bashkpunimin për organizimin e forumit.

Znj. Florensa Haxhi, Drejtore e Pergjithshme e Njesisë së  Programeve të Zhvillimit dhe Bashkpunimit në Zyrën e Kryeministrit, në  fjalën e saj theksoi interesin dhe mundësine e prekshme të  përfshirjes së Strategjisë së  Zhvillimit të Basenit të Vjosës brenda programeve të  bashkpunimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Znj, Gerta Lubonja, Drejtore e Agjencisë  së  Administrimit të Burimeve Ujore, në mënyrë  të përmbledhur paraqiti rolin dhe përgjegjësitë e rëndësishme të institucionit, që ajo drejton dhe vullnetin për bashkpunim me Konfindustrinë  për strategjinë e basenit të Lumit Vjosa.

Z. Laurin Wuenneberg, përfaqësues i Institutit Ndërkombëtar i Zhvillimit të Qëndrueshëm/Kanada dhe znj. Që ndresa Rugova nga Enfinit Sarl/Zvicër, paraqitën studimet krahësimore të humbjeve/përfitimeve nga skenarët e ndërtimit të HEC-ve të Pocemit dhe Kalivacit në lumin Vjosa. Humbjet në rastin e ndërtimit të HEC-ve në Vjosë llogariteshin në jo më pak se 550 milionë  euro.

Z. Elsion Salihaj, përfaqësues i Agjencisë  Kombëtare të  Zonave të Mbrojtura, mbështetur dhe nga ndërhyrjet e Z. Zamir Dedej, Drejtor i Agencisë, paraqitën planin e masave të zgjerimit të zonës së mbrojtur së tashme në  një pjesë të basenit të lumit të Vjosës.

Znj. Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë  Përmet, shprehu mbështetjen për nismë n e Konfindustrisë dhe paraqiti problematikat për mbrojtjen e ekosistemit, si derdhja e ujrave të zeza në lumë , trajtimi i mbetjeve të ngurta, pyllëzimi, infrastruktura rrugore, etj. Njëkohësisht shprehu vullnetin për të ofruar logjistikën e nevojshme, që qëndra e zbatimit të strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të basenit të Vjosës të vendosej në Përmet.

Z. Andrej Sovinc, zv. Kryetari për Europën i WCPA dhe IUCN Ecaro pasi vlerësoi mosdhënien e lejes mjedisore të HEC-it të Kalivacit, si një veprim i përgjegjshëm nga Qeveria shqiptare paraqiti përfitimet ekonomike krahësuese nga menaxhimi i ekosistemi dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Ai kërkoi marrjen e masave për shpalljen si zonë e mbrojtur të gjithë basenit të Lumit Vjosa.

Z. Ulrich Eichelman nga River Watch dhe Z. Olsi Nika i Eco Albania, në fjalën dhe ndërhyrjet e tyre gjatë  debatit të hapur kërkuan nga qeveria shqiptare të marrin masat e duhura për shpalljen e basenit të Vjosës si zonë  e mbrojtur me statusin e Parkut Kombëtar. Ata kërkuan, që agjencitë ekzekutive shqiptare në cdo nismë për shpalljen e zonave të  mbrojtura, duhet të respektojnë  konventat ndërkombëtare për dëgjesa të hapura me shoqërinë  civile, organizatat mjedisore, etj. Kusht vendimtar për tërheqjen e financimeve ndërkombëtare në basenin e Lumit Vjosa është jo vetëm mënjanimi pa asnjë kthim i digave të HEC-eve, por edhe shpallja si “Park Kombëtar” i gjithë basenit të Lumi Vjosa.

Znj. Frida Krifca, Drejtore e Agjencisë Kombë tare të Zhvillimit Bujqë sor dhe Rural bëri një paraqitje të  financimeve në  sektorët e bujqësisë dhe agroturizmit në  Luginën e Vjosës dhe në nivel kombëtar. Ajo vuri theksin në plotësimin e kërkesave mjedisore me qëllim tërheqjen e financimeve të BE. Financimet me burim programin IPARD të ardhura nga BE mbulojnë 75% të totalit të buxhetit të  AZHBR.

 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara