Konfindustria njofton, se në 25/9/2021 u
organizua Forumi i Parë Ndërkombëtar Investimeve të Vjosës. Në forum ishin të
pranishëm Ministria e Mjedisit dhe Turizmit Znj. Mirela Kumbaro, Kryetarë të
bashkive të Rajonit të Vjosës nga Shqipëria dhe Greqia, Z. George Tassos, drejtuesi
i shoqatës së hoteleve të Epirit-Greqi, institucione financiare dhe zhvillimi
ndërkombëtare, Ambasadorja e Greqise në Shqiperi, znj. Sophia Phillipidou, Z.
Malfor Nuri, Drejtor i TAP/Trans Adriatic Pipeline, drejtues të agjencisë së
projekteve ndërkufitare të BE, Epirius s.a nga Janina-Greqi, etj.
Në forum u paraqitën potencialet e mëdha të
zhvillimit të rajonit të Vjosës nga malet e Pindit ne Greqi deri në derdhjen e
saj në Detin adriatik si edhe njëkohësisht problematikat e rënda mjedisore të
sotme. Nga kryetarët e bashkive të Këlcyrës dhe Përmet përkatësisht Z. Klemend
Ndoni dhe Znj. Alma Hoxha u paraqitën gjendja e rënde e Ekosistemit të Vjosës,
sidomos nga derdhjet e ujrave të zeza dhe menaxhimit jashtë cdo standarti të mbetjeve
te ngurta urbane dhe industriale. Në forum nga grupi i profesorëve të
Universitetit Politeknik të Tiranës u paraqit edhe projekt idea e modeleve të
ndërtimit të impiamntit të përpunimit të ujrave të zeza në bashkinë e Këlcyrës.
Kryetari i Bashkise Konicë-Greqi, Z. Exrhou
Nikolaos dhe drejtori i Shoqatës së hotelierëve të Epirit- Greqi mbështetën
nismën e Konfindustrisë për të punuar bashkërisht të gjithë partnerët në Greqi
dhe Shqipëri për mbrojtjen e ekosistemit të Lumit Vjosa. Ata u shprehën, se mënyra
më e mirë e rritjes së efektivitetit në shërbim të interesit të qytetarëve të
rajonit të Vjosës në të dy anët e kufirit është bashkpunimi, përfitimi nga përvojat
e dyanshme dhe përgatitja e paketave të përbashkëta turistike. Ata kërkuan, që
takimi i rradhës i aktiviteteve të Konfindustrisë per Modelin e Vjosës
“Ekosistem për Zhvillim të Qëndrueshëm†të zhvillohet në Greqi.
Z. Malfor Nuri, drejtori i TAP -Shqipëri paraqiti në mënyrë profesionale standartet e larta shumë përmasore të zbatuara gjatë ndërtimit të gazsjellësit në të gjithe hapsirën e përshkruar nga TAP në Shqipëri. Në fjalën e tij Z. Nuri shprehu gatishmërinë e TAP për të bashkpunuar me qëllim përvetësimin e përvojës dhe standarteve të larta të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në zonat përgjatë gjurmës së gazsjellësit TAP.
Znj. Mirela Kumbaro shprehu mbështetjen e
Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit për nismën e ndërtimit të Modelit
“Ekosistem për Zhvillim të Qëndrueshëm†të basenit të Rajonit të Vjosës, duke e
vlerësuar si një mundësi për ta zbatuar edhe në pjesë të tjera të vendit.
Përfaqësues të tjerë, të pranishëm në takim
nga institucionet e huaja financiare dhe të zhvillimit, shprehën gatishmërinë e
tyre për të mbështetur nismat për zhvillimin e qëndrueshëm, industrinë e
turizmit, etj..
Në fjalën e tij hyrëse dhe në përfundim të
takimit Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë
shprehu rëndësinë e madhe të mbrojtjes së mjedisit për zhvillimin e qëndrueshem
ekonomik të rajoneve dhe vendit në tërësi, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar
si dhe plotësimit të kushteve të Agjendës së Gjelbër të BE. Ai tha, se vendimi
i qeverisë shqiptare për mosndërtimin e HEC-eve ishte i mirëpritur, i nevojshëm,
por jo i mjaftueshëm. Tashmë, ka ardhur koha e dhënies zgjidhje të disa
problemeve te rënda mjedisore, që prekin dhe dëmtojnë rëndë Basenin e Lumit
Vjosa si dhe duhet të pergatitemi për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë
turistike dhe sektorëve shoqërues të saj. Z. Buxhuku u shpreh, se janë të gjitha mundësite, që nëse do të punohet
sipas modelit “Ekosistem për Zhvillim të Qëndrueshëm†dhe thellohet bashkpunimi
ndërkufitar, Rajoni i Vjoses i ka të gjitha mundësite për të shërbyer si motorr
i zhvillimit ekonomik me ndikim të madh edhe në ekonominë kombëtare.
Nga të pranishmit në takim u shpreh gatishmëria
e vazhdimit të takimeve ndërmjet përfaqësuesve të gjithë niveleve të Shqipërisë
dhe Greqisë për Rajonin e Vjosës. Takimi i rradhës do të zhvillohet në Greqi si
dhe në nivel sektorial me projekte konkrete.