Konfindustria vlerëson, se
Paketa Fiskale 2023 e propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë/MFE është
jo profesionale dhe e paplotë, parë zhvillimet e fundit të tregjeve vendore dhe
globale dhe sidomos pasojave të krizës së energjisë. Si e tillë jo vetëm nuk mbron ekonominë
kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit
vendor, duke favorizuar qartësisht lobet importuese.
Konfindustria është duke
përgatitur listën e kërkesave për Paketën Fiskale 2023. Kërkesat kryesore të saj
do të përqëndrohen në përballimin e krizës së energjisë dhe uljes së çmimeve të
karburanteve.
Në anketën e organizuar nga Qëndra
e Studimeve të Konfindustrisë për paketën fiskale 2023, pothuaj 96% e bizneseve
dhe industrive kanë shprehur shqetësim kryesor për aktivitetin e tyre tregëtar përkatësisht
cmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike.
Për sa më sipër do të kërkohet
në Paketën Fiskale 2023 si hap i parë, heqja e plotë të “ taksës së
qarkullimit†të karburanteve me të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit afër
160 milionë euro/vit. Ndërkohë, vlerësohet se, nëse luftohet efektivisht
kontrabanda masive në tregun e karburanteve, efektet e drejtëpërdrejta
buxhetore të heqjes së “taksës së qarkullimitâ€, jo vetëm do të jenë zero, por
do të tejkalohen pozitivisht. Mbështetur në të gjithë krahësimet e zhdoganimeve
dhe konsumit të karburanteve me shtetet e Rajonit, jo më pak se 300 milionë
euro mund të jenë të ardhura të munguara, që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit.
Gjithashtu, të ardhurat për buxhetin e shtetit do të shtohen si pasojë e
rritjes ekonomike nga ulja e kostove të karburantit për industritë, biznesin
dhe qytetarët. Shtysë e fortë për kontrabandën masive në tregun e karburanteve
në Shqipëri është edhe niveli i lartë i taksimit.
Konfindustria vlerëson, se
ulja e ngarkesës fiskale për karburantet dhe përmirësimi i menaxhimit të sektorit
të energjisë elektrike, duhet të kenë qëllim arritjen e të paktën nivelit të
çmimeve të vendeve të Rajonit në vitin 2023 për biznesin dhe qytetarët.
|