Konfindustria vlerëson, se Buxheti dhe Paketa
Fiskale 2023, të paraqitura nga ekzekutivi, tregojnë mungesë të qartë të strategjisë
të përballimit të krizës energjitike të shpallur zyrtarisht. Është e
pakuptueshme, që nuk ka asnjë parashikim buxhetor prej pak milionë $USD për vënien
në punë të TEC-it të Vlorës pas 11 vitesh, ndërkohë që parashikohen me qindra
milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet
e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor.
Konfindustria vlerëson, se është e
papranueshme, që në Paketën Fiskale 2023 nuk është parashikuar asnjë ulje e
ngarkesës fiskale për produkte si karburantet dhe gazi i lëngshëm me qëllim zbutjen
e pasojave të krizës energjitike. Konfindustria ka kërkuar në pezullimin e “taksës
së qarkullimit†dhe “taksës së mjedisit†me qëllim uljen e cmimeve të paktën në
nivelin e shteteve të rajonit. Gjithashtu, kërkohet heqja e plotë e taksave për
“gazin e lëngshëmâ€.
Konfindustria mbështet politikën financiare të
sapofilluar për familjet dhe bizneset për vetëprodhimin e energjisë elektrike
nga panelet diellore. Shuma e shpallur prej vetëm 2 milionë euro është mjaft e
ulët dhe duhet parashikuar e shumëfishuar në Buxhetin 2023.
Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme mosparashikimi në Paketën
Fiskale dhe Buxhetin 2023 të uljes së barrës fiskale si dhe financimit të veshjeve
termoizoluese për ndërtesat publike dhe private, njësitë industriale, pajisjeve
termike për rritjen e eficiencës energjitike, etj.
|