Konfindustria kërkon nga qeveria dhe agjensitë
ekzekutive përkatëse të bëjnë të njohur publikisht gjëndjen e sistemit energjitik
si dhe mënyrën e menaxhimit të deritashëm të krizës të shpallur dhe në fuqi. Gjithashtu,
kërkohet të dihet për afatin e fillimit të Komisionit Parlamentar të kërkuar prej
disa muajsh nga opozita lidhur hetimin për mënyrën e menaxhimit të sistemit
energjitik.
Konfindustria shpreh shqetësimin dhe njëkohësisht
kërkon arsyetimin publik të KESH-it lidhur me vërtetësinë dhe arsyet e kryerjes
së operacioneve tregëtare shitje-blerjeve me sekserë të energjisë elektrike gjatë
muajit dhjetor 2022. Sipas raportimeve mediatike del që KESH ka shitur energji
elektrike me cmim 2.5-2.7 herë më të ulët sesa bursat ndërkombëtare me diferencë
disa milionë euro.
Terri mediatik, përfshirë edhe vonesat e
tejzgjatura të Bursës së Energjisë/AlPEX, krijojnë terren të përshtatshëm për vazhdimin
e keqmenaxhimit të sistemit energjitik, që shkaktoi:- krizën energjitike, -
mundësinë e shumëfishimit të cmimit deri 4 herë mbi fashën 800kë/muaj të
vendosur nga ERE, - gropën financiare buxhetore prej pothuaj 400 milion euro në
vitin 2022, si edhe - dëmet financiare nga përmbytjet e hapjes së digave të
Hec-ve të Drinit.
Gjatë vitit 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më
shumë energji elektrike nga kërkesa e brendshme. Ndërkohë edhe gjatë muajve te fundit te vitit
2022 vendi ka superprodhim të energjisë për shkak të kushteve mjaft të mira hidrometereologjike
dhe motit.
|