Konfindustria, duke marrë shkak nga shfuqizimi
i Bordit të Trasparencës vlerëson, se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të
cmimeve të karburanteve në treg, përkundrazi mund të përkeqësohet më tej.
Arsyeja e përfundimit të mësipërm është
mungesa e konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së
oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel. Mungesë e qartë e standarteve të
konkurencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregëtar si
shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregëtisë me shumicë të karburanteve.
Konfindustria përsërit kërkesën për krijimin e
Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të sukseshme në
Rajon. Tregu strategjik i karburanteve ka qarkullim vjetor në mbi 11% të PPB me
mbi 1.5 miliard $/vit, duke qenë nga më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare.
Shqipëria ka çmimet krahësimore të karburanteve
nga më të larta në nivel kontinenti dhe më gjerë. P.sh në Maqedoninë e Veriut,
ku fuksionon agjensia rregullatore e karburanteve, cmimi i naftës është 124 lekë/litër,
ndërkohë që në Shqipëri është 176 lekë/litër d.m.th mbi 15-20 lekë/litër më shtrenjë,
marrë parasysh edhe ngarkesën fiskale. Kostot në tregun shqiptar rriten edhe më
shumë nga standartet e dobëta të cilësisë dhe vjedhjet me volumet në pikat e
shitjes me pakicë.
Mjaft problematike paraqitet edhe kontrabanda
masive e karburanteve në vlera deri në 300 milionë$/vit, shoqëruar edhe deri në
thyerje të shpeshtë të embargos me vende si Rusia, Irani, Libia, etj.
|