|
|
Konfindustria per zhvleftesimin e euros |
|
Konfindustria vlerëson, se zhvleftësimi me pothuaj 4 pikë i monedhës Euro kundrejt Lek-ut brenda një dite në 31/7/2023, që pothuajse zeroi rritjen javore të saj, krijon dyshime të arsyeshme për praninë e spekulimeve të përmasave të mëdha në tregun valutor me pasoja të rënda për biznesin dhe qytetarët.
Spekullimet e mundshme në tregun valutor bëjnë edhe më të rëndë gjëndjen e vështirë me zhvleftësimin me afër 15% brenda vitit të Euro-s kundrejt Lek-ut Zhvleftësimi është i pashpjegueshëm me të dhënat e ekonomisë formale dhe nuk ka asnjë shpjegim bindës të Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë për shkaqet.
Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë, që në zbatim të përgjegjësive ligjore të hetojë për përgjegjësit e mundshëm dhe të marri masat e nevojshme përkatëse kundër spekullatorëve potencialë aktorë të sistemit financiar, bankar dhe/ose jashtë tij. Gjithashtu, i kërkohet agjensive ekzekutive për të ndjekur me përgjegjësi spekullimet e mundshme në tregun e valutave, duke kontrolluar origjinën e rrymave të parave informale të pranishme.
Konfindustria, ka shprehur shqetësimin e saj për ndikimin e fortë negativ të fuqizimit të Lek-ut kundrejt euros në disa prej kategorive të rëndësishme të biznesit në vend. Janë prekur sektorë të rëndësishëm të ekonomisë vendore, kryesisht prodhues dhe eksportues, si industria e manifakturës, tekstile, këpucë, prodhime bujqësore, agrobujqësore, të shërbimeve më pakicë, etj.. Një pjesë e madhe e tyre rrezikohen deri me falimentim dhe/ose largim nga vendi. Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë në tregun e valutave dhe nga ana e Qeverisë shqiptare ndihma për sektoret e prekur ka qenë e papërfillshme dhe pa ndikim. Gjithashtu, fuqizimi jonormal i Lek-ut ka fuqizuar ndjeshëm importet.
|
|
|
Nisma
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
+ Data 2020-05-20 |
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh. |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al
|
|
|
|
|