|
|
Konfindustria per fondet e IPARD 2 |
|
Konfindustria kërkon nga gjithë institucionet më të larta publike, që të përballen sa më shpejtë dhe drejtëpërdrejtë me skandalin e vendimit të BE për ndërprerjen e financimeve për bujqësinë IPARD 2. Thjesht ndërrimi i emrave të titullarëve të ministrisë dhe agjensive ekzekutive përkatëse, sikurse ndodhi në ndryshimet e fundit në qeverinë Rama 3, është tërësisht i pamjaftueshëm. Përgjegjësit pushtetarë të korruptuar si dhe përfituesit nga skandali, duhet të ndëshkohen me gjithë fuqinë e ligjit dhe para së gjithash financiarisht dhe në pasurinë personale.
Konfindustria vlerëson, se vendimi i ndalimit të financimeve për bujqësinë shqiptare, shoqëruar më hapjen e hetimit nga OLAF/agjensia europiane antikorrupsion, është skandali ndëshkues më i madh i deritashëm për Shqipërinë nga BE. Skandali në fjalë, prodhon pasoja të rënda shumë përmasore dhe jo vetëm ekonomike me të paktën 120 milionë euro të humbura.
Së pari, është goditur rëndë imazhi i Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht emërtimin si shtet më institucione ekzekutive të korruptuara. Sa më sipër është goditje e rëndë në kushtet e procesit politik të integrimit të në BE dhe përkthehet në kosto të rënda për tërheqjen e investimeve të huaja, pranisë në tregjet financiare ndërkombëtare, në projektet e tjera europiane, etj.
Së dyti, kemi të bëjmë me shfaqjen e qartë të dështimit të rradhës së sistemit të drejtësisë. Është shumë e rëndë, që ndërkohë, që OLAF/kishte bërë kallzim penal të faktuar për skandalin korruptiv prej më shumë se dy vitesh në prokurorinë shqiptare, nuk kemi asnjë veprim të prekshëm nga institucioni i akuzës.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|