|
|
Konfindustria per cmimin e karburanteve |
|
Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e shpejtë dhe cmimet mjaft të larta të karburanteve në vend si dhe pasojat shkatërruese të tyre për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare. Mjaft shqetësuese vazhdon të paraqitet edhe cilësia e karburanteve, vjedhjet me vëllimet e shitjes dhe kontrabanda masive. Sidomos me produktin “gaz i lëngshëm/LPG†vjedhjet me vëllimet e shitura janë mjaft të mëdha. Ndërkohë, kontrollet në territor nga agjensitë përgjegjëse ekzekutive dhe rregullatore të tregut janë të pandjeshme.
Cmimet e karburanteve në tregun vendor kanë arritur në nivelin e 200 lekë/litë për produktet naftë dhe benzinë. Cmimet e mësipërme po i afrohen me shpejtësi niveleve të krizës së fillimit të luftës Ukrahinë-Rusi.
Konfindustria vlerëson, se cmimet e karburanteve në Shqipëri jnë ndjeshëm më të larta se në vendet fqinje konkurente tona tregëtare. Sipas të dhënave vlerësohet, se cmimi i ‘ diesel’ në Greqi në javën e dytë të shtatorit 2023 është të paktën 14-15 lekë më i ulët se në Shqipëri. Përmendim, se niveli i taksimit të karburanteve në Greqi është tepër i lartë. Në Gjermani, për të njejtën periudhë vlerësimi, cmimi i produktit ‘diesel’ është jo më pak se 10 lekë/litër më i lirë. Cmime me 17-25% më të lira janë në shtetet fqinje si Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi, Bosnje -Hercegovinë, etj.
Konfindustria përsërit shqetësimin e saj lidhur me taksimin e lartë të karburanteve, që njëkohësisht nxit dhe shoqërohet edhe me kontrabandën e lartë të tyre. Vlerësimet krahësimore me shtetet fqinje tregojnë, se të paktën 200 milionë euro/vit karburante të tregëtuara janë kontrabandë në Shqipëri.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|