|
|
Konfindustria per projekt buxhetin 2024 |
|
Konfindustria në mënyrë të përmbledhur vlerëson, se projekt buxheti 2024 paraqet problematika në të paktën 4 shtylla kryesore:
Së pari, problematike paraqitet mënyra e sigurimit të shtimit të të ardhurave buxhetore. Konfindustria kërkon, që përpjekjet e qeverisë duhet ta përqëndrohen në uljen e nivelit të lartë të informalitetit në nivel ekonomie, luftës kundër korrupsionit dhe mirëmenaxhimit të burimeve financiare buxhetore si dhe kompanive publike dhe jo në shtim të barrës fiskale si bizneset, profesionistët e lirë, qytetarët, etj..
Informalitet i lartë paraqitet në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë si karburantet, ndërtimi, energjia, telekomunikacioni, lojrat e fatit, etj. Vetëm në sektorin e karburanteve me vlerësime krahësimore me shtetet fqinj përllogariten mbi 200 milionë $/vit.
Së dyti, vazhdon problematika shqetësuese e politikës sl shpenzimeve të të ardhurave buxhetore. Konfindustria kërkon, që mënyra e përzgjedhjes së projekteve dhe zbatimit të shpenzimeve, duhet ti nënshtrohet parimit të ‘efektivitetit ekonomik’ dhe mbështetjes së industrive dhe prodhimit vendor në shkallë kombëtare dhe afatgjatë dhe jo tërësisht dhe vetëm vendimarrjeve politike.
Së treti, Konfindustria vlerëson, se duhet të përmirësohet domosdoshmërisht menaxhimi i kompanive publike. Para së gjithash në sektorin e energjisë.
Së katërti, Konfindustria vlerëson, se qeveria ka nevojë për ndryshime thelbësore të portofoleve ministrore për të siguruar zbatim të sukseshëm të buxhetit 2024. Është domosdoshmëri krijimi i Ministrisë së Ekonomisë si portofol i veçantë nga Ministria e Financave.
Është e palejueshme, që të përsëritet kalimi në krizë energjitike i vitit 2021 dhe /ose rritje të cmimit të energjisë në kushtet kur prodhimi vendor tejkaloi me mbi 6% nevojat e vendit.
Për sa më sipër kërkojmë shpjegim publik, se përse pikërisht 2 ditë para rreshjeve të dendura dhe përmbytjeve masive të pritshme në muajin nëntor 2023 KESH bleu mbi 14 milionë euro energji elektrike dhe menjeherë filloi shitjen duke humbur të paktën 10 milion euro.
Konfindustria është duke përgatitur listën e saj me mbi 10 kërkesa dhe propozime konkrete drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, që do të bëhen të njohura për publikun, me qëllim përmirësim të përgatitjes dhe zbatimit të suksesshëm zë projekt buxhetit 2024.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|