|
|
Konfindustria per cmimin e karburanteve |
|
Konfindustria vlerëson, se forcimi në nivele historike i Lek-ut ndaj Dollarit $ dhe Euro-s nuk po ndikon në uljen e cmimeve të karburanteve në vend. Tregu i karburanteve në Shqipëri, i organizuar në formën e kartelit dhe oligopolit si edhe mosveprimi i institucioneve rregullatore, nuk e përcjell forcimin e Lek-ut në uljen e cmimeve fundore për qytetarët dhe bizneset.
Fuqizimi i Lek-ut ka arritur në muajin prill dhe maj 2024 nivele të krahësueshme me periudhën e kulmit të sezonit turistik 2023. Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të ketë cmime të tepër të larta të karburanteve në krahësim me shtetet e tjera të rajonit si Kosova dhe Maqedonia.
Duke barazvlerësuar dhe ngarkesën fiskale përkatëse, cmimet e karburanteve në Shqipëri në muajin prill dhe javën e parë të majit 2024 janë të paktën 25-30 lek më të shtrenjta sesa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. P.sh produkti naftë në Kosovë në shitjet me pakicë në javën e parë të majit 2024 tregëtohej në kufijtë e 1,16-1,18 euro/litër, ndërkohë në tregun e Shqipërisë ishte 180 -185 lekë/litër ose afërsisht 1,8-1,85 euro/litër me kursin e sotëm valutor. Përmendim, se shtetet në fjalë kanë kosto shtesë krahësimisht Shqipërisë në tregun e karburanteve.
Konfindustria vlerëson, se cmimet e larta të karburanteve në Shqipëri përcillen si infacion i drejtpërdrejtë te qytetarët, rritjen e kostove të bizneseve prodhuese dhe uljen e fuqisë konkuruese përballë importeve me pasja tepër të rënda në afatgjatë për ekonominë kmbëtare. Përvec cmimeve të larta tregu i karburanteve paraqet shqetësime serioze edhe përsa i përket cilësisë së dobët dhe vjedhjeve në volumet e shitjes me pakicë për qytetarët dhe bizneset.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|