English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per situaten e rrugeve ne vend
Konfindustria i kërkon ekzekutivit të ndërhyjë për të përmirësuar gjëndjen mjaft të vështirë të dy akseve rrugore më strategjike të vendit përkatësisht: Tiranë-Durrës dhe Durrës- Rrogozhinë. Vlerësohet, se segmentet rrugorë të mësipërm, tërësisht jashtë standarteve teknike të lejueshme, përveç pamundësisë për të përballuar ngarkesën e lartë të lëvizjes të qytetarëve dhe bizneseve, paraqesin dhe rrezik mjaft të lartë për aksidente me pasoja fatale për jetën. Konfindustria vlerëson, se ndërhyrjet përmirësuese në akset rrugore, që lidhin kryeqytetin dhe portin kryesor të Shqipërisë, është e domosdoshme të kryhet para fillimit të sezonit turistik 2024. Gjëndja plotësisht jashtë standarteve e segmenteve rrugore në fjalë janë goditje e rëndë edhe për turizmin shqiptar. Gjithashtu, i kërkohet institucioneve të drejtësisë dhe SPAK të vlerësojnë mundësinë e shkallës së lartë të korrupsionit në sistemin e tenderimit të mirëmbajtjes rrugore ku, megjithëse shpenzohen me qindra milionë Euro, gjëndja paraqitet e papranueshme. Psh. akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë ishin edhe pjesë e projektit të riaftësimit rrugor 80 milionë $ të Bankës Botërore të sapo mbyllur, përvec financimeve të përvitshme buxhetore.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara