|
|
Konfindustria per tregun e mikrokredive |
|
Konfindustria shpreh shqetësimin, se tregu financiar i mikrokredive në Shqipëri po merr më shpejtësi formën e sistemit të “fajdeveâ€. Banka e Shqipërisë/BSH, si institucioni rregullator i ngarkuar me ligj për tregjet financiare, me veprimet dhe mosveprimet e saj është përgjegjëse kryesore për gjëndjen e rëndë të krijuar, që për nga forma dhe pasojat mund të krahësohen me piramidat e vitit 1997.
Viktima të lulëzimit të sistemit të “fajdesâ€në tregun financiar të mikrokredisë janë bërë mbi 100 mijë qytetarë shqiptarë në shumicë dërrmuese përfaqësues të shtresave më të varfëra dhe të paditura të shoqërisë. Vlera e pronave të prekura nga fenomeni fajde i mikrokredive përllogaritet në qindra milionë euro.
Konfindustria vlerëson, se BSH si institucioni përgjegjës ligjor i tregjeve financiare duhet të kishte kishte ndërhyrë me kohë për të rregulluar me ligj tregun e mikrokredive të paktën në dy shtylla kryesore. Së pari, në përcaktimin e tavanit të interesit të mikrokredive dhe së dyti, në vendosjen e tavanit të penaliteteve. Gjithashtu, nuk ka asnjë raport të plotë për gjitha masat ndëshkuese të BSH për shoqëritë e mikrokredive për tejkalim të tavanit të 30% të penalitetit të detyrimit.
Gjithashtu, është e pashpjegueshme, që krahas lënies së tregut të mikrofinancës krejtësisht të parregulluar dhe të pakontrolluar, është bërë i mundur licensimi i shoqërive me pronarë fundorë nga shtete jo mike nën embargon e partnerëve euroatlantikë si dhe të shoqërive dëbuara nga shtete të tjera në Rajon.
Është e pashpjegueshme, që edhe pas bërjes publike të pasojave të rënda të lulëzimit të “ fajdeve†në sektorin e mikrokredive dhe ndërhyrjes së SPAK, Banka e Shqipërisë nuk ka filluar asnjë nismë ligjore të qënësishme për sa më sipër. BSH e ka plotësisht në përgjegjësinë e saj për të përcaktuar me akte të brendshme, rregullimet e mësipërme të tregut të mikrokredive pa pritur miratimin e ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|