|
|
Konfindustria per cmimet e karburanteve |
|
Konfindustria përsërit shqetësimin për mospasqyrimin e rënies së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare në tregun vendor.
Konfindustria do të kërkojë nga vendimarrja politike mbajtjen e një seance dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë me ekzekutivin dhe Autoritetin e Konkurencës për gjëndjen e papranueshme në tregun e karburanteve.
Fillimi i 6 mujorit të dytë 2024 çmimi i karburanteve në tregjet botërore shënoi rënie historike vjetore në 77$ US/ fuçi. Në tregun shqiptar të karburanteve rënia e çmimeve botërore nuk është pasqyruar. Gjithashtu, forcimi i dukshëm i Lek-ut ndaj Dollarit $ dhe Euro-s nuk po ndikon në uljen e cmimeve të karburanteve në vend.
Tregu i karburanteve në Shqipëri, i organizuar në formën e kartelit dhe oligopolit si edhe mosveprimi i institucioneve rregullatore si Autoriteti i Konkurencës, nuk e përcjell uljen e fortë të çmimit të karburanteve si dhe forcimin e dukshëm të Lek-ut në rënien e cmimeve fundore për qytetarët dhe bizneset.
Shqipëria vazhdon të ketë cmime të tepër të larta të karburanteve në krahësim me shtetet e tjera të rajonit si Kosova dhe Maqedonia. Duke barazvlerësuar dhe ngarkesën fiskale përkatëse, cmimet e karburanteve në Shqipëri në muajin aktualisht janë të paktën 28-30 lek/litër më të shtrenjta sesa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmendim, se shtetet në fjalë kanë kosto shtesë krahësimisht Shqipërisë në tregun e karburanteve.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|